Transmetuar më 12-02-2021, 14:22
Edhe Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim rezultoi sot pozitive me Covid-19.
Lajmin ajo e bëri publik përmes një shënimi në Twitter.
“Të nderuar miq, dua t’ju bëj të ditur se rezultova pozitive me Covid-19. Do të vazhdoj të bëj detyrën në izolim, gjatë ditëve të ardhshme. Faleminderit për urimet e përzemërta, ju lutem tregohuni vigjilentë për shëndetin tuaj”, ishte mesazhi i Yuri Kim.