Transmetuar më 13-02-2021, 15:23

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë kryer 2062 testime për Covid-19, nga ku kanë rezultuar pozitivë 290 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar gjithashtu se fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin, 4 persona.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive, është 64.095, nga 263.554 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe që nga nisja e pandemisë, janë shënuar 1.544 të vdekur.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 336 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot, është 55.560 persona, kurse numri i rasteve aktive, është 6.991.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 111 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Gjilan 10 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 7 raste, Obiliq 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik, Novobërdë. /e.a/noa.al/