Transmetuar më 14-02-2021, 08:11

Bora dhe moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit tonë.

Tirana dhe shumë qytete të tjera janë zgjuar nën bardhësinë e borë.

Berati është zbardhur nga reshjet e borës.

Raportohet se në Berat për shkak të reshjeve të borës ka mungesë të energjisë elektrike në disa lagje si dhe disa fshatra.

Nuk ka probleme lidhur me qarkullimin e automjeteve.

Por si pritet të jetë moti në vazhdim?

Sipas MeteoAlb dita e sotme nis me vranësira të dendura dhe reshje dëbore në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Duke ju afruar mesditës moti kthjellohet në zonat perëndimore dhe gradualisht kthjellime do të përfshijnë të gjithë vendin. Nata vijon në kushtet e motit të kthjellet.

Temperaturat e ajrit ulen sërish  me 6 grade në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga  -15°C  deri në 4°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi  60 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

/a.m/NOA.al