Transmetuar më 14-02-2021, 14:41

Situata aktuale, si pasojë e motit, ka përfshirë në replika Kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Pasi ky i fundit u bllokua rrugës për të shkuar në Shkodër, dhe fajin e adresoi te kreu i Qeverisë, menjëherë reagoi edhe Kryeministri.

Rama shkruan në Tuiter se “politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë”.

Duke hequr paralele me Qeverinë e djathtë, për Ramën nuk ka krahasim me qasjen sot.

“Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina”, përfundon statusi i Kryeministrit. /k.k/noa/al/ Basha i bllokuar rrugës për në Shkodër: Të gjithë fajin e ka Rama