Transmetuar më 14-02-2021, 16:45

Shumë qytetarë me automjetet e tyre janë të bllokuar për më shumë se dy orë në Qafë Thanë.

Shkak është bërë rrëshqitja e një autobusi dhe një kamioni, duke krijuar kështu radhë të gjata në këtë segment.

Trafiku i krijuar e pamundëson edhe ndërhyrjen e borëpastrueseve.

Ndërkohë, si pasojë e bllokimit të rrugës nga dëbora, është bllokuar edhe pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë.

Era ka bërë që lartësia e borës në rrugë të shkojë gati në 1 metër. /k.k/noa.al/