Transmetuar më 15-02-2021, 06:20

Deri në orën 06 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 97.23 për qind e votave. Pjesëmarrja ka qenë 45 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47,71 për qind ose 341,748 vota, e cila më 6 tetor 2019 mori 221,001 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17,30 për qind ose 124.075 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13,43 për qind ose 96,216, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7,57 për qind ose 54.261, Nisma Socialdemokrate 2.69 për qind ose 19.276.

LDK është mposhtur për herë të parë në bastionin e saj, Istogun e Ibrahim Rugovës.

LV e ka fituar bindshëm edhe kryeqytetin, të cilin LDK-ja e ka udhëhequr në disa mandate. Tani LVV-ja ka mbi 60 për qind, ndërsa LDK-ja 23 për qind.