Transmetuar më 15-02-2021, 13:35

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është përfshirë në një debat me deputeten e opozitës parlamentare, Fatjona Dhimitri.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, Dhimitri hodhi akuza në drejtim të ministres, në lidhje me menaxhimin e situatës në vend, pas goditjes nga moti i keq.

“Ju hipni mbi borë pastruese me varëse mijëra euro dhe me rroba luksoze”, iu drejtua deputetja, Ballukut.

Kjo e fundit, iu përgjigj duke i thënë se regjistrimi i videos së ministres mbi borëpastruese, ishte i domosdoshëm, pasi ga terreni, zëri i saj nuk mund të dëgjohej.

“Nuk e di nëse keni dalë në terren. Siç i keni parë Taulantin të futur në ujë dhe borë. Bora pa dyshim bie edhe pasi kalon borëpastruesja. 37 kontratat rajonale të mirëmbajtjes kanë qenë aktive. Është përballuar në mënyrën më të mirë kjo propagandë. Juve, që ju ngeli mendja të borëpastruesja ku hipa unë, mund t’iu bëj një xhiro me të. Atë video e bëra në borëpastruese, sepse në terren nuk dëgjohej zëri", – u justifikua Balluku.

Ditën e djeshme, ndërkohë që me mijëra shqiptarë prej më shumë se 6 orësh kishin mbetur në mes të rrugës, acarit dhe dëborës për shkak të motit të keq, por edhe neglizhencës së plotë shtetërore, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e hipur mbi një borëpastruese, shfaqej në një video, duke thënë që shteti është në këmbë dhe po punon për zhbllokimin e rrugëve. /e.a/noa.al/