Transmetuar më 15-02-2021, 14:36

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen.

Mediat bëjnë me dije se Mustafa, e komunikoi vendimin e tij në fillim të mbledhjes me anëtarët e partisë së tij.

LDK-ja e Isa Mustafës, ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e fundit.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë, me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të kryesojë. Aktualisht, ajo numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%.

Partia e Albin Kurtit, ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. /e.a/noa.al/