Transmetuar më 16-02-2021, 18:29

Finalet e mëdha shoqërohen gjithnjë me emocione të mëdha.

Rrugëtimi në “Love Story” u mbyll për Xhesi Peraj, në gjysmëfinalen e djeshme.

Meri dhe Generda do të jenë dy vajzat e mbetura, që do të “garojnë” në finale për Saimirin.

Se cila nga të dyja do të vijojë të jetë bashkudhëtare me të, kjo javë do të jetë vendimtare për Saimrin, që të mendohet mirë para se të bëj zgjedhjen e duhur.

Nga të gjitha zgjedhjet surprizë që Saimiri ka bërë pothuaj çdo të hënë, ajo e djeshmja ishte ndoshta zgjedhja e pritshme, pasi edhe opinionistja Jerina Lalaj që deklaroi se sipas saj, dy vajzat që shkonin në finale ishin pikërisht Meri dhe Generda.

Saimiri e komentoi këtë zgjedhje,  jo duke u nisur nga bukuria, por nga ndjenjat e tij, të cilat, nga sa duket, për Merin dhe Generdën janë më të forta.

Meri dhe Saimiri kanë kaluar çaste shumë romantike së bashku teksa nuk kanë nguruar t’i shprehin ndjenjat njëri-tjetrit.

Kësaj here ka qenë Meri ajo e cila është shprehur se Saimiri i ka zgjuar një ndjenjë që nuk di ta shpjegojë me fjalë.

Nga ana tjetër edhe 33-vjeçari ka folur me fjalë dashurie për bukuroshen nga Elbasani, duke i thënë se ndjenjat për të sa vijnë e përforcohen.

Por ka zëra se Meri rrjedh nga një familje e komunitetit egjiptian, pasi nëna e saj është pjesë e këtij komuniteti. A do jetë problem kjo për Saimirin, nëse është e vërtetë?

Generda ka ardhur nga Gjermania.

Siç duket, Saimiri e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Generdën, e cila numëron tre takime me 33-vjeçarin.

Ata kanë udhëtuar drejt Korçës ku kanë bërë ski dhe kanë drekuar bashkë.

Madje Saimiri i ka veshur edhe këpucët e skive Generdës, pasi ajo kishte nevojë për ndihmë.

“Saimir, unë isha vajza e parë që i veshe këpucët? Domethënë unë jam Hirushja jote?”, i tha Genarda.

Të dyja vajzat finaliste pretendojnë secila se janë ato të zgjedhurat e Saimirit.

Ndryshe nga çdo finale që në fund ka një fitues, nata finale e “Love Story” mund të ketë edhe surpriza. Nuk përjashtohet rikthimi i ndonjë vajze, që mund të jetë tërhequr papritur gjatë netëve të kaluara nga emocionet e çastit. Zgjedhja do të jetë e Saimirit, dashuria nuk njeh limite.

Kush mund të thotë se cila nga vajzat ka fituar zemrën e Saimirit, veçse vetë ai?!  Por mund të themi se më e pëlqyera e publikut nuk është asnjëra nga dy finalistet, por Enxhëll, e cila u vetëeliminua. Prandaj, edhe surprizat e finales me pëlqimin e publikut, besohet se do të jenë të pashmangshme.

NJëra nga finalistet, kur u pyet nga Einxhël, se po të ishte ti Saimiri, cilën nga vajzat do të zgjidhje, Genarda i tha: Ty Enxhëll!

Atëherë, çfarë i mbetet të thotë Saimiri. /a.m/NOA.al