Transmetuar më 16-02-2021, 20:07

Këngëtarja e mirënjohur, Eneda Tarifa, ka publikuar këngën e saj të fundit, me rastin e”Shën Valentinit”.

Ajo ka rikthyer mjeshtrin e madh Shpëtim Saraçi, i cili i ka munguar publikut, për një kohë të gjatë.

Në një kohë kur tregu muzikor po vuan nga “banaliteti dhe falsiteti”, artistët e vërtetë mund largohen për disa kohë, por vjen një ditë dhe ata bashkohen.

“Është kënaqësi t’ju prezantoj këngën time më të re “Për ty” e publikuar ditën e të dashuruarve më 14 Shkurt” .

“Dua t’u tregoj të gjithë ata që bashkëpunuan, që vunë artin dhe punën në funksion të këngës”.

“Është kompozitori i këngës Edmond Rrapi me të cilin kishim vite që planifikonim, e bluza e tij artistike goditi edhe këtë herë”. Shpëtim Saraci që i dha jetë këtij projekti duke i vënë vulën me tinguj zemre ne studion e tij, duke ringjallur poezinë e bukur “Për ty” të Drita Çomo. E gjitha kjo nën kujdesin e vëllait te saj, mikut tonë Petrit Çomo”.

“Uroj që kjo këngë të prekë ndjenjat pozitive te ju miqtë e mi!”, tha në mesazhin e saj, Eneda Tarifa.

/a.m/NOA.al