Transmetuar më 16-02-2021, 21:38

Moderatorja Arbana Osmani, ka humbur gjyshin.

Lajmin e trishtë ajo e ka ndarë me publikun në rrjetet sociale.

Arbana Osmani ka publikuar në Instastory një foto të sajën me gjyshin dhe gjyshen, duke gatuar në ambient të jashtëm.

“Ma puth fort gjyshen o gjysh, ah sa do më marrë malli për ju”, shkruan krahas fotos Arbana.

“Kam qenë me fat që i kam patur kaq gjatë në jetën time, por gjithsesi humbja e tyre ma ka thyer zemrën. Sot iku gjyshi, fiks një vit pas Nanës, duke na lënë pas kujtimet, Historikun, debulesën për patatet e skuqura dhe shembullin e një dashurie si në përralla”.

“Dhe këtë surprizë të bukur, të paharrueshme, me të veçantën ndonjëherë për të cilën do të të jem gjithmonë mirënjohëse ty”, shkroi ajo.

Ikja e gjyshit të Arbanës ka lënë pas lot dhe dhimbje tek e gjithë familja, ndërsa ajo ka marrë mesazhe të shumta ngushëllimi në rrjetet sociale.

/a.m/NOA.al