Transmetuar më 17-02-2021, 14:54

Fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Kosovë, kreu i Vetëvendosjes ka folur hapur për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Në një intervistë televizive, Albin Kurti tha se nëse do kishte mundësinë të votonte për këtë bashkim, vota e tij do të ishte pro.

Por, për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, kjo ide duhet të kalojë më parë në referendum në të dy shtetet, në mënyrë që qytetarët të vendosin të pavarur.

“Ne ende nuk kemi ligj për referendume në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë”, tha Kurti për Euronews. /k.k/noa.al/