Shfaqet pas një viti, zbulohet arsyeja e zhdukjes së bashkëshortes së Kim Jong-un
Transmetuar më 17-02-2021, 18:44

Gruaja e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un është shfaqur në publik për herë të parë në më shumë se një vit, sipas medias shtetërore.

Ri Sol-ju u bashkua me burrin e saj në një koncert të martën, me rastin e ditëlindjes së babait të ndjerë të Kim dhe ish-udhëheqësit, Kim Jong-il.

Zonja Ri shpesh e ka shoqëruar  Kim në evente me rëndësi,  në të kaluarën, por nuk ishte parë që nga janari i vitit të kaluar, duke nxitur spekulime mbi shëndetin e saj ose një shtatzënie të mundshme.

Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut  u kishte thënë kongresmenëve dje se zonja Ri kishte shmangur shfaqjet në publik për shkak të shqetësimeve mbi Covid-19, dhe mund të ketë qenë duke e kaluar kohën me fëmijët e saj./a.m/NOA.al