Transmetuar më 17-02-2021, 20:51

Vaksinimi kundër COVID-19 i popullatës në vendin tonë do të ndodhë shumë shpejt në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama u shpreh përmes një postimi në  “Facebook” se më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot “vaksinimi do të realizohet ashtu siç po bëhet realitet rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja që u shkatërruan nga tërmeti”.

Sipas tij, vaksinimi ka vazhduar me bluzët e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës dhe banorët e shtëpive të të moshuarve dhe kujdestarët e tyre.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot. Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre./a.m/NOA.al