Transmetuar më 17-02-2021, 23:29

Një autobus me të rinj nga Peja është sulmuar nga një grup personash në Berane të Malit të Zi.

Ngjarja dyshohet ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 20:00 dhe ende nuk dihet arsyeja përse ka ndodhur ky sulm.

Ky sulm ndaj të rinjve nga Peja ka ndodhur në ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia malazeze dhe po heton ngjarjen.

Ditën e sotme, 17 shkurt 2021, Kosova festoi 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë./noa.al/