Transmetuar më 18-02-2021, 15:34

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 285 raste të reja me COVID-19 nga 3.196 testime të kryera gjithsej.

Sipas autoriteteve shëndetësore, si pasojë e infektimit me këtë virus, kanë humbur jetën pesë persona.

Numri total i rasteve pozitive, që nga nisja e pandemisë në marin e shkuar, është 65.350, nga 277.356 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, ndërkohë që janë shënuar 1.558 të vdekur.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.

Rastet e vdekjeve në 24 orët e fundit janë nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skënderaj. /e.a/noa.al/