Transmetuar më 19-02-2021, 00:12

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme është diskutuar në lidhje se sa vota marrin partitë politike në çdo qark të vendit në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa të ftuarit në emision po bënin analizë në lidhje se si parashikohet vota e shqiptarëve, drejtuesit Blendi Fevziut i mbërrit një mesazh në telefonin e tij i cili shprehej kundër pranisë në emision të analistit Baton Haxhiu dhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.

Blendi Fevziu: Kam një mesazh për të kuptuar në fakt, se po e shihja tani, është për të kuptuar se si njerëzit nuk pranojnë kurrë mendimin kundër. Duan të dëgjojnë vetëm të tyren. Thotë dikush, s’e di kush është, s’e njoh si numër: Pse fton kollovarin e Vuçiçit dhe të degjeneruarin e Veliajt. Kjo – thotë – tregon që ju keni kthyer televizion”. Shef 2 veta këtej, nuk shef 3 veta këtej….

Armand Shkullaku: Ose ndoshta është me PD-në.

Blendi Fevziu: Dhe ato nuk i quan…

Armand Shkullaku: Jo…

Grida Duma: Problemi është që e ka urrejtjen shumë më të madhe.

Blendi Fevziu: Pse me urrejtje veprohet? Këtu veprohet me logjikë jo me urrejtje.

Armand Shkullaku: Militanti s’ka logjikë.

Blendi Fevziu: Gjysma e mesazheve thonë pse merr Artan Hoxhën ose merr Shkullakun, gjysma thotë… Po për të kuptuar pse nuk bëhet votim, sepse njerëzit humbin logjikën dhe fillojnë flasin kështu./ Opinion.al