Transmetuar më 19-02-2021, 14:43

Duke nisur nga ky vit, EPPC Albania është partneri zyrtar ekskluziv i Erickson Coaching International në Shqipëri.

Ky program i ri për mentorët (coaches) është një hap revolucionar nga EPPC në tregun shqiptar, pasi jo vetëm që i jep tregut një mjet të ri inovativ për t’i ndihmuar ata të trajtojnë çështjet më kritike me të cilat përballen, por ky program është i vetmi program i akredituar në rajon që ka standardin e artë të ICF (Federatës Ndërkombëtare të Coaching).

"Meqenëse në tregun shqiptar, coaching është në fazat e tij të para të pjekurisë qëllimi ynë ishte që të ishim kompania e parë e akredituar e trainimit që mund të mbështesë kompani të tjera në këtë drejtim." – thotë Erald Pashaj, themelues i EPPC.

Parimi që qëndron pas këtij programi coaching është të ofrojmë modulet më bashkëkohore të trainimit profesional bazuar në standardet më të larta të ICF (Federata Ndërkombëtare e Coaching).

Përmes këtij programi të fokusuar tek zgjidhja, ne synojmë të implementojmë një kulturë coaching dhe mentorimi në organizata pasi e konsiderojmë si mjetin më të fuqishëm që mund të transformojë individë dhe organizata.

“Për ne Erickson ka dy shtylla të forta: Vlerat njerëzore, sic janë integriteti, fuqizimi, të mësuarit, shërbimi dhe lumturia dhe fokusi tek zgjdhja. Këto janë pikërisht ato për të cilat tregu ynë ka më shumë nevojë”. shpjegon Dalina Gjiçali, Drejtuese në EPPC Albania.

"Për momentin në botë ka mbi 45.000 mentorë (coach) të Erickson dhe ne kemi shumë dëshirë të kontribuojmë në zhvillimin e një komuniteti të fortë profesional të trajnuesve me qasjen e fokusuar tek zgjidhja" – thotë ajo.

Që prej vitit 1980, Erickson Coaching International është i njohur në të gjithë botën si qendër edukimi e cila u ofron pjesëmarrësve të tyre programe trainimi profesional në fushën e coaching dhe përmirësimit të burimeve njerëzore, që plotësojnë të ashtuquajturin "standard të artë" të shoqatës më të madhe të trajnuesve coach – ICF.