Genarda dhe Meri po kërkojnë famë apo burrë! Cilën do të zgjedhë Saimiri në finale? (Foto)
Transmetuar më 19-02-2021, 21:59

Nata finale e “Love Story” po afron. I konsideruar “Princi i Kaltër” i këtij ”Reality Show”, ai duhet të zgjedhë mes dy vajzave, Merit dhe Genardës, nëse në zemrën e tij nuk ka një të tretë.

Por, a është e mundur që Saimiri të mos zgjedhe asnjërën nga dy vajzat e mbetura në natën finale.

Megjithatë, si në çdo finale emocionet janë po aq të mëdha, mes vajzave të mbetura në garë, por edhe jashtë saj.

Saimiri para zgjedhjes ka qenë më pak aktiv nërrjetet sociale. Ai ka ndarë sot sekuenca nga një video në dëborë, në rrjetin social Instagram, ndërkohë që publiku sipas shijeve, i ka rekomanduar që të bëj zgjedhjen duke i rekomanduar  vajzën së preferuar.

Njëra nga finalistet e Love Story, Generda Braçe, ka folur për emocionet në prag të natës së 15-të të spektaklit, ku Saimiri duhet të zgjedhë njërën nga vajzat.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story Generda është pyetur nëse mendon që Meri ka ardhur për famë në emision, teksa ka theksuar se nuk e beson një gjë të tillë duke njohur bukuroshen nga Elbasani.

E pyetur për thashethemet se ajo me Saimirin ishit të dashur dhe njiheshit edhe më përpara, Genarda u përgjigj:

“Nuk mendoj sepse Saimiri nuk ndikohet nga publiku sidomos nga këto gjëra kur e di se nuk është e vërtetë. Nuk më bën fare të mendoj.

Por kur u pyet se a mendon ajo se edhe Meri është në të njëjtat pozita me të? “Po patjetër, sepse do s’do, do e mendosh këtë gjë. Nuk kam folur me Merin këtë javë por mendoj se edhe ajo ndihet e emocionuar”, theksoi Genarda.

Po nëse Saimiri nuk e zgjedh atë të hënën?

“Nuk e di çfarë të them sepse mendoj se po e mora trëndafilin e fundit do ta marr. Nuk jam fare posesive, unë të lë të lirë sepse të jap besim por po më zhgënjeve nuk ka kthim mbrapsht”, tha Genarda.

Genarda ka ndarë në mbrëmje një foto, duke darkuar e vetme, si për të treguar se ajo po pret vetëm Saimirin.

Meri nga ana tjetër ka qëndruar e heshtur.

Enxhell Lengo, sakaq, e cila u vetëeliminua, ka preferuar të shijojë këto ditë bukuritë e Gjirokastrës. Ajo pas largimit i kërkoi Saimirit që ta rikthejë, por nuk ka ende asnjë vendim nga ana e tij, të paktën publikisht.

Enxhell në instastory shkoi sot një mesazh, që ndoshta i është drejtuar Saimirit:   Edhe ty Zoti ti ka bërë gati të mirat. Syri të gjejë ku janë”.

Ka qenë një mesazh i koduar, që ndoshta dikush mund ta përkthejë.

/a.m/NOA.al