Transmetuar më 20-02-2021, 07:34

Masat ajrore perëndimore që do të përfshijnë vendin tonë ditën e sotme, do të diktojnë mot të kthjellët dhe të ngrohtë deri pas mesditës, kur vranësirat do të shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor, duke sjellë reshje të izoluara.

Megjithatë, sipas MeteoAlb, mbrëmja shton vranësirat në të gjithë territorin shqiptar, por pa reshje të shiut..

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore, nga  -4°C,  deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 2 ballë. /e.a/noa.al/