Transmetuar më 20-02-2021, 21:06

Ankth dhe frikë në Cagliari për jetën e ish-futbollistit Andrea Cossu.

Ish-futbollisti i njohur skuadrës ishullore, tashmë i tërhequr nga futbolli (ka rolin e drejtuesit te Cagliari) është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në 554 në zonën e Selargius.

Aktualisht ai është i shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Ish-mesfushori me tipare sulmuese përplasi me forcë Porsche-n e tij aq sa përfundoi jashtë kabinës.

Sipas informacioneve të shtypit italian Cossu ka pësuar fraktura të shumta dhe një dëmtim serioz në kokë.