Transmetuar më 20-02-2021, 23:40

Boksieri shqiptar Florian Marku ka mposhtur rivalin Rylan Charlton këtë mbrëmje, pasi anglezi u dorëzua në raundin e nëntë.

Boksieri shqiptar e nisi mirë, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja.

Në raundin e katërt Marku i dha tronditje anglezit Charlton.

Raundin e gjashtë mori një grusht dhe u rrëzua por u ringrit sërish.

Në raundin e nëntë përfundoi gjithçka, me Markun që po e grushtonte Charlton dhe stafi i tij hodhi peshqirin, duke u dorëzuar.