Është bërë publik lajmi i ndarjes së moderatorit Romeo Veshaj me këngëtaren Jonida Maliqi.
Ndarjes iu vu vula me lidhjen e re të moderatorit me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksia.
Dyshja është parë në vende të njëjta dhe postimet në rrjetet sociale i kanë bërë në të njëjtin vend, duke ngritur dyshimet dhe "zyrtarizuar" për të gjithë, romancën e tyre të re.
Kjo ndarje ishte pranuar fillimisht nga Jonida Maliqi e cila deklaroi për Shën Valentin se ishte beqare dhe historia e saj me Romeon kishte marrë fund.
Ajo doli e vetme për Shën Valentin, duke shijuar borën.,
Mësohet se Romeo dhe Jonida bëjnë 5 muaj që janë ndarë, ekzaktësisht në nëntor të vitit 2020.
Sakaq, Romeo dhe vëllai i tij janë takuar dy ditë më parë në Vlorë, me kryeministrin Edi Rama. “Dy binjakë dhe një fant spathi”, ka shkruar Romeo, krahas fotos.
Duket qartë se romanca e fundit me vajzën e Peleshit, i ka afruar vëllezërit Veshaj, sidomos Romeon, edhe më pranë qeverisë.
/a.m/NOA.al