Nëna e futbollistit brazilian, Ronaldinho, është viktima e fundit nga COVID-19.
Nëna e ish-futbollistit të Barcelonës dhe Milan, Ronaldinho ka ndërruar jetë sot.
Mediat braziliane kishin raportuar se ajo kishte rezultuar pozitive me COVID-19 në fund të vitit 2020.
Dona Miguelina, 71 vjeçare, u shtrua në spital pasi doli pozitive me COVID-19 në dhjeto.
Ajo banonte në qytetin Porto Alegre.
Ronaldinho u rikthye në Brazil në vitin 2011. Ai kohët e fundit ka pasur disa telashe me drejtësinë pasi në vitin e fundit u bë protagonist i një ngjarje ku përfundoi në një burg në Paraguai.
Një ditë më parë Brazili tejkaloi shifrën e 245 mijë vdekjeve nga COVID-19.
Numri total i rasteve të konfirmuara tashmë tejkalon 10 milionë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë braziliane.
/a.m/NOA.al