Komplikohet gara mes vajzave finaliste. Cilat janë shanset që Saimiri të gjejë nuse në natën finale! (Foto)
Transmetuar më 21-02-2021, 11:06

Cilën nga vajzat do të marrë Saimiri, pas finales së madhe të “Love Story”. Kureshtja mbetet e madhe, ndërsa mësohet se dilemat e protagonistit kryesor janë po aq të mëdha, saqë po flitet se 33-vjeçari mund të dalë nga ky “Reality Shoë”, pa nuse fare.

Kjo pasi Saimiri duket i pavendosur, për të dyja vajzat e mbetura finaliste.

Kur mbeten edhe pak orë para finales, ai ka darkuar i vetëm, siç duket, që të jetë sa më i qetë para vendimit më të madh dhe më të rëndësishëm në jetë, siç edhe duhet të jetë.

Por a ka pasur ndërhyrje Saimiri gjatë javës për të vendosur se cilën nga vajzat do të zgjedhë? A ka vendosur ai përfundimisht, dhe më kryesorja, a e ka bërë me zemër zgjedhjen e jetës?

Apo do t’ja lërë gjithçkaje momentit të fundit…

Vështirë të besohet se Saimiri do t’a lërë zemrën të rrahë për atë me të cilën do të kalojë jetën, në dy orët e mbetura të natës finale.

Një nga skenarët, mes dy vajzave të mbetura finaliste, Genarda dhe Meri, me shumë gjasa Saimiri nuk do të zgjedhë asnjërën prej tyre, pasi thuhet do të pushtohet nga emocionet dhe do të kërkojë kohë të mendohet. Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë.

Ai mësohet se ka pasur edhe më herët njohje me Genardën në Gjermani, ndërsa Meri ‘e kompleksuar’ disi pas fjalëve që qarkullojnë nga ky fakt, po tenton të fitojë zemrën e tij në natën finale.

Por nëse do të zgjidhje Genardën, kjo do të ngrinte dyshime se ishte paracaktuar gjithçka më herët, dhe gara e dashurisë së “Princit të Kaltër” ishte thjesht “një lojë” për vajzat e tjera.

Ajo që e bën edhe më interesante këtë “Reality-shoë” është se vajzat konkurrente kanë refuzuar rikthimin e Enxhell, kjo mbase nga ndonjë detaj specifik që ato kanë vërejtur në netët e para. Vajza nga Gjirokastra e cila u vetëlargua para gjysmëfinales, pavarësisht se kërkoi publikisht të rikthehej sërish, mësohet se po e pret me qetësi vendimin final nga Saimiri.  Refuzimi deri tani nga ana e Samirit, me ndërhyrjen e të tjerëve duke përfshirë ndoshta edhe produksionin, ka ngritur pikëpyetje të shumta.

Saimiri foli për spektaklin duke theksuar takimet kanë qenë shumë të vështira, por a është ai i vendosur se kë vajzë do të zgjedhë”.

“Takimet kanë qenë shumë të vështira dhe shumë të lodhshme në ky aspekt sepse ti nuk je vetëm me atë vajzën si në jetën reale, ku ulesh pi diçka, bisedon. Po në qoftë se të vijnë edhe 20 veta rreth e qark, njëri të fokuson, tjetri të bën një pyetje, jo pse, jo dole keq. Është shumë vështirë të krijosh momente intime. Jashtë kamerave nuk takohem me vajzat”, tha ai dy ditë para finales.

Por a do të martohet "live" Saimiri, në natën finale?! Kjo vështirë të besohet se mund të ndodhë…

/a.m/NOA.al