Transmetuar më 21-02-2021, 21:31

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur nga një makinë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pesuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut. Informatë shtesë: Të nderuar ju njoftojmë se këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë. Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident)”./noa.al/