Transmetuar më 22-02-2021, 09:35

Tjetër mbrëmje pozitive për Rey Manajn, sulmuesin e skmbëtares shqiptare, i cili luan me Barcelonën B në Segunda Division (kategoria e tretë) në Spanjë.

Lojtari 23-vjeçar realizoi dygolësh në fitoren e thellë 6-0 ndaj L’Hospitalet në kuadër të javës së 17-të të Segunda Division.

Golin e parë, Manaj, e realizoi në minutën e 20-të, duke zhbllokuar rezultatin, të dytin, atë të 3-0, në fundin e pjesës së parë, me 11-metërsh.

Manaj qëndroi në fushë deri në minutën e 77-të, kur u zëvendësua nga Zeballos. Sulmuesi kuqezi, arrin kështu në kuotën e 7 golave me Barcelonën B, duke qenë një nga golashënuesit më të mirë të skuadrës. Vetëm pak ditë më parë, ai shënoi dy herë në barazimin 2-2 me skuadrën Prat. /e.a/noa.al/