“Është tigreshë, më përket mua”, ndizet romanca mes Beartit dhe Teas
Transmetuar më 22-02-2021, 09:48

Çifti më i përfolur në emisionin "Përputhen", Tea dhe Bearti po shijojnë në maksimum historinë e tyre të dashurisë.

Edhe pse lidhja e tyre u bë publike mes akuzave dhe polemikave të konkurrentëve dhe fansave, ata nuk ngurojnë të ndajnë në Instagram momente krah njëri-tjetrit.

Së fundmi, çifti ka realizuar një set fotografik profesional, që me siguri do ta ndajnë shumë shpejt në rrjetet sociale.

Bearti ka zbuluar pak nga prapaskenat e këtij seti fotografik në llogarinë e tij në Instagram, teksa shkruan krahas videos një dedikim për Tean.

“Të pëlqeva që në momentin e parë që të pashë. Thashë ‘Ajo është tigreshë, më përket mua”, – komenton djaloshi nga Kosova. /e.a/noa.al/