Transmetuar më 22-02-2021, 11:21

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA, i është afruar shifrës 500 mijë, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja është në rënie.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka konfirmuar 498,880 viktima deri të dielën mbrëma.

Shifra e zymtë, raportohet ndërsa ky vend po del nga vala e tretë e virusit.

Rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat kanë rënë dukshëm në javët e fundit, pas një rritjeje masive gjatë dimrit.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe se shqetësim i veçantë janë variantet e reja të virusit, disa prej të cilave duket se përhapen më shpejt.

SHBA-ja është vendi i më goditur, ndërsa në Evropë vendet më të goditura janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Spanja.

Sipas kryeinfeksionistit të SHBA-së, Antoni Fauci, pandemia në vend mund të ekzistojë rrezikshëm edhe në vitin 2022.

Shtetet e Bashkuara aktualisht mbajnë vendin e parë në botë, si për të infektuarit, edhe për viktimat e Covid-19.

Rreth 30 milionë persona raportohet të jenë prekur nga virusi, sa trefishi i vendit të dytë apo të tretë, India dhe Meksika.

Pacienti i parë me simptoma të Covid-19 në SHBA, u zbulua më 13 janar 2020, pas kthimit nga epiqendra fillestare e epidemisë, nga qyteti Wuhan i Kinës. /e.a/noa.al/