Transmetuar më 22-02-2021, 15:36

Djali që vdiq në gjumë,  një 11-vjeçar ka pikëlluar dhe tronditur të afërmit, miqtë dhe madje edhe shumë të huaj që kanë mësuar historinë e tij të trishtuar nga interneti.

Emri i tij ishte Alfie Humphreys dhe ai luante futboll për ekipin e Widnes FC, Angli.

Lajmin e trishtuar u bëri publik nëna e të riut, i cili vdiq në gjumë të premten më 19 Shkurt 2021. Shkaqet e kësaj tragjedie nuk dihen ende.

Nëna e tij do ta kujtojë atë si një djalë të adhurueshëm me një zemër prej ari. Ajo është 35 vjeçe dhe e kishte regjistruar djalin në shkollën e mesme, shtatorin e kaluar. Performanca akademike e Alfie ishte shumë e mirë, pavarësisht nga fakti se ai nuk ishte në gjendje të ndiqte nga afër shkollën për shkak të pandemisë. Por fakti që kishte takuar disa bashkëmoshatarë, e kishte bërë atë të lumtur.

Po ashtu 11-vjeçari la të pikëlluar babain e tij 43-vjeçar, Wayne Humpreys, njerkun Harry Pierce dhe vëllezërit e motrat më të vegjël, Dylan, Charlie, Riley dhe Jamie.

Ai ishte një tifoz i madh i Evertonit.

Nëna u kërkoi fqinjëve të varnin flamuj të Totenhem në dritaret e tyre, në shënjë respekti për të birin, teksa do të përballeshin me të Kuqtë në derbin ndaj Liverpool.

Një faqe për mbledhjen e fondeve është shfaqur gjithashtu për të ndihmuar familjen e të riut që vdiq në gjumë, me qëllim për të paguar shpenzimet e varrimit. Donacionet arritën më 17,000 paund në më pak se dy ditë.

Edhe Widnes FC dhe shkollat ​​e tjera lokale të futbollit ofruan kontributin e tyre./a.m/NOA.al

Info dhe foto://www.viagginews.com/2021/02/21/morto-sonno-madre-trova-senza-vita-letto/