Transmetuar më 22-02-2021, 17:25

Një i ri 29-vjeçar vrau babanë e tij 56-vjeçar, Giovanni Finotello, duke e goditur atë me një çekiç në kokë.

Krimi ndodhi pas debateve brenda familjes.

Ngjarja ndodhi brenda banesës së tyre, në Porto Viro, në provincën e Rovigo.

Karabinierët dhe emergjenca ndërhynë menjëherë. Babai i tij, Giovanni Finotello, ishte ende gjallë kur arriti policia, por ai vdiq sapo arriti në spital nga plagët e tij të rënda.

Në Itali krimi brenda familjes është kthyer në nëj fenomen shqetësues kohët e fundit./a.m/NOA.al

Info: https://www.ilmessaggero.it/italia/uccide_padre_martellate_porto_viro_rovigo_cosa_e_successo_ultima_ora-5783780.html?fbclid=IwAR0sf2v-w6I-ZIOkKK_Q6otK4G2qpJq0grgOYxPlxkrKLcjhPcMWIM5e-io