Transmetuar më 22-02-2021, 17:45

Plot tetë mësues të një shkolle 9-vjeçare janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Tamponit pozitiv nuk i ka shpëtuar as drejtoresha e shkollës.

Për këtë arsye është vendosur që të mbyllet për dy javë shkolla 9-vjeçare “Meleq Gosnishti”, në Patos.

Mësimi për 180 nxenës në këtë shkollë, është vendosur të vijojë online.

Infektimet çuditërisht janë rregjistruar pas javës së mësimit on line, çka do të thotë se mësuesit ishin në shtëpi. Nuk dihet se ku ata e kanë marrë njëkohësisht infeksionin.

Raportohet se sot në shkollë janë rikthyer vetëm një pjesë e nxënësve të ciklit fillor.

Ky është rasti i parë që pas nisjes së pandemisë, ku në të njëjtën kohë rezultojnë pozitiv me koronavirusin jë numër kaq i madh mësuesish.

Bashkia e Patosit, pas rastit, ka marrë masat për dezinfektimin e mjediseve të shkollës si dhe të mjediseve rrethuese. /a.m/NOA.al