Transmetuar më 22-02-2021, 17:58

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 15 pacientë në spitalet Covid, raportoi Ministria e Shëndetësisë.

6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita,  1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.

Ndërkohë, nga 3 mijë e 258 testime, kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 39 qytetarë.

471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16  pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728  vaksina antivCOVID. /k.k/noa.al/