Del sondazhi i Ermal Mamaqit: A do t’a djegë sonte Saimiri ‘shaminë e beqarisë’ (Foto)
Transmetuar më 22-02-2021, 18:37

Spektakli “Love Story” do të mbyllet sot me finalen e madhe, pas së cilës Saimiri duhet të zgjedhë njërën nga vajzat protagoniste.

Në një sondazh “online” që ka hapur humoristi dhe moderatori Ermali Mamaqi, në portalin që ai drejton, vetëm disa orë para se Saimiri të zgjedhë njërën nga vajzat, gjithnjë nëse ka vendosur të bëjë një zgjedhje, del se publiku nuk ka asnjë preferencë mes dy konkurenteve të mbetura.

“Votoni: Cilën mendoni se do zgjedhë Saimiri, Generdën apo Merin?”, ishte pyetja që ka bërë Ermali.

Nga rreth 600 votues që kanë marrë pjesë deri tani në votim, ata janë ndarë 50 me 50, çka tregon se nga publiku nuk ka ndonjë preferencë për ndonjërën prej tyre.

Në Instagram Saimiri ka ndarë një foto të fundit nga Roma, ku duket se ka udhëtuar për t’u qetësuar, apo për të qenë më i freskët para vendimit se cilën nga vajzat konkurente do të zgjedhë.

Zëra brenda produksionit thonë se konkurentja që vendosi të vetë-eliminohej, Enxhell, ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi vendimin e fundit që pritet të marrë “Princi i kaltër”, për atë, se cila do të jetë nusja e tij e ardhshme.

Në llogarinë zyrtare të Vera Grabocka, në Intagram, kanë qenë po aq të shumta kërkesat nga radhët e publikut,  të cilët i kanë kërkuar regjisores se këtij “Reality show”, për të rikthyer Enxhell, pasi ata besojnë se Saimiri vendosi të refuzojë kërkesën e saj që të rikthehej, në kohën kur ajo u shpreh e penduar, e gjitha kjo nën trysninë e konkurenteve të mbetura apo dhe të produksionit.

Enxhell nga rrugët tradicionale me kalldrëm të Gjirokastrës, qyteti i saj i lindjes pak orë para finales, ka postuar imazhe teksa shihet e veshur me vello.

Atëherë, cila duhet të jetë zgjedhja që do të bëjë Saimiri?!/a.m/NOA.al