Transmetuar më 22-02-2021, 19:43

Rrihet brutalisht djali i një politikani serb në Kosovë. Ngjarja ndodhi në Graçanicë, ku djali 18 vjeçar i politikanit Nenad Rashiç , është rrahur dhe është qëlluar edhe me armë të ftohta.

Albin Kurti, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ka reaguar duke e dënuar krimin banditesk, siç e quajti ai, ndërsa dha edhe versionin mbi motivin që dyshohet të ketë ndodhur ngjarja.

Reagimi i Albin Kurtit

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.

Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.

Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.

Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë.

Foto: Nenad Rashiç marrë nga Google

/a.m/NOA.al