Merimanga gjigande shokon kalimtarët (FOTO)
Transmetuar më 22-02-2021, 21:37

Një merimangë gjigante e kapur në semafor, ka shokuar kalimtarët.

Atë e postoi një djalë në rrjetet sociale, që më pas u bë virale menjëherë.

Joel Hogan kapi foton e merimangës teksa punonte në programimin e semaforit në zonën e njohur si Alice Springs në Australi.

Merimanga shihet teksa qëndron në pjesën anësore të ashensorit, dhe me sa duket është shtatzënë pasi mban pranë vetes thesin me vezët e saj.

Komentet vluan në rrjetet sociale pas kësaj foto. “As në filma nuk kemi parë një merimangë kaq të madhe,” shkruan dikush për pamjet që shihni në galeri.