Transmetuar më 22-02-2021, 21:52

Zurich barazoi 1-1 sot në shtëpi kundër Sion, në ndeshjen e vlefshme për superligën zviceriane.

Por, një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në këtë ndeshje.

Qeni i presidentit të Zurich, Ancillo Canepa, mori të gjithë vëmendjen e mediave, ndërsa pamjet nisin të qarkullonin në rrjet.

Qeni u fut në fushën e blertë dhe për një moment ndeshja u ndal, për të rinisur së shpejt.

Arbitri i ndeshjes nisi të qeshte, kurse nga tribuna dikush zbriti dhe qeni u bind për t’u larguar nga fusha.

Më poshtë pamjet: