“S’kisha menduar të ndjeja kështu për dikë”, Saimiri dhe Meri mbushin Romën me dashuri
Transmetuar më 22-02-2021, 22:15

Nata finale e Love Story ka rezervuar takime mjaft të ndjera e romantike të Saimirit me dy vajzat finaliste, Merin dhe Generdën.

Për Merin ai kishte zgjedhur qytetin e Romës, ku pas një shëtitje në vendet kryesore të kryeqytetit italian, ata shijuan edhe një darkë.

Sipas tvklan, nuk munguan fjalët e dashurisë nga ana e të dyve, teksa Saimiri theksoi se nuk e kishte menduar që do arrinte të ndjente aq shumë për dikë.

Saimiri: Ky vërtetë është takimi ynë i fundit sot, në fakt unë nuk do doja të mbaronte sepse jam kënaqur vërtetë. Jam ndjerë gjithmonë shumë mirë me ty.

Meri: Nuk e prisja që të arrija deri këtu dhe ndjenjat e mia, çdo fjalë, çdo veprim ka qenë i sinqertë.

Saimiri: Jam shumë i lumtur që jemi bashkë sot këtu dhe të kam ty pranë. Ndoshta kështu do e kaloj gjithë jetën time.

Meri: Të premtoj që nëse unë do të jem zgjedhja jote, do të të bëj njeriun më të lumtur në botë. Jam edhe e lumtur por edhe e frikësuar. Nuk jam aq entuziaste sa javët e tjera. Janë ato emocionet, ato sikletet e të hënës.

U gjenda pranë teje pas fatkeqësisë time dhe vërtetë më ke ngrohur shpirtin. Ke qenë një nga pjesët më të bukura të jetës time që s’kam për ta harruar asnjëherë.

Saimiri: Përveçse je një vajzë shumë e bukur, je edhe një vajzë me zemër shumë të madhe dhe më bën gjithmonë që të ndjej dhe ato rrahjet e zemrës tënde.

Nuk e kisha menduar kurrë që një nga vajzat e kastit të arrinte të më bënte aq për vete dhe të ndjeja kështu për dikë.

Meri: Domethënë e paskam arritur?

Saimiri: Mendoj që deri diku…

Meri: Po nëse me zgjedh mua, çfarë do bëjmë pastaj?

Saimiri: Sigurisht, në radhë të parë një njohje më intensive dhe pa kamera. Pastaj mendoj bashkëjetesa është hapi tjetër sepse unë me një njeri që e dua nuk do rrija kurrë në largësi ose pa e parë. Kam shijuar çdo minutë që kemi qenë bashkë.

Meri: E njëjta gjë edhe për mua dhe të falenderoj për gjithë këtë kohë që kemi pasur në Love Story. Më ke dhuruar dashuri, vëmendje dhe emocione të reja. Sido të jetë zgjedhja jote në fund, edhe pse do të doja të isha unë, prapë do kesh një vend të veçantë në zemrën time.