“Dua të jem 100% e jotja”, çfarë ndodhi mes Generdës dhe Saimirit në dhomën e tij
Transmetuar më 22-02-2021, 22:41

Saimiri dhe Generda kanë pasur një takim mjaft romantik dhe të ndjerë në Stamboll, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë për njëri-tjetrin.

Pas shëtitjeve në disa nga pikat turistike të qytetit, ata darkuan bashkë teksa folën për ndjenjat e tyre.

Më pas Saimiri e ka marrë Generdën në dhomën e tij…

Saimiri: Generda komplimente, qenke bërë si një princeshë sot! U përpoqa të të tregoj disa vende të bukura të Stambollit sot, uroj të të kenë pëlqyer, por tani doja të fokusohemi vetëm tek njëri-tjetri. Le ta fillojmë darkën me një kokteil.

Generda: Doja të të falenderoja përsëri për këtë ditë të bukur që kaluam sot bashkë sepse jam kënaqur jashtë mase . Kam edhe unë shumë dëshirë që ta shijojmë këtë takimin e fundit brenda Love Story, por dua të të ndjej përsëri.

Saimiri: Gëzuar! Kisha shumë qejf që të realizohej ky udhëtim që të shihja çfarë ka qejf Generda.

Generda: Shpresoj që ky mos të jetë udhëtimi i fundit që do kemi bashkë! Kështu që po ma dhe ti mundësinë që të organizoj unë diçka pas Love Story-t , do të ta tregoj me gjithë qejf se çfarë do kisha realizuar unë për ty.

Saimiri: Çfarë ishte gjëja që të pëlqeu sot më shumë?

Generda: Çdo gjë kishte atë lezetin e vet, por momenti që do më mbesë gjithmonë në kujtime është ai momenti i akullores. Atë gjë e kisha parë vetëm nëpër video dhe kjo ishte hera e parë që e përjetoja vetë. Sot ndihem në vendin e duhur, me njeriun e duhur dhe nuk ka ndjesi më të bukur.

Saimiri: Gjithashtu kjo vlen dhe për mua.

Generda: Po shihja këtë urën para se të uleshim këtu, dhe po mendoj se si do ishte po të vinim bashkë këtë verë të lumtur, pa mendime, duke shijuar njëri-tjetrin.

Saimiri: Nëse ne do dalim bashkë nga ky program, pse jo! Koha kaloi shumë shpejt dhe më kujtohet ajo nata e parë që erdhe, zbrite shkallët dhe erdhe plot energji…plot pozitivitet dhe unë mendoj që njeriu duhet ta ketë atë shkëndijën që në fillim kur e takon sepse po nuk e pati që në fillim është shumë vështirë që ajo të lindi.

Unë e kam pasur që natën e parë një shkëndijë me ty dhe sot që kemi arritur këtu vetëm ma kë përforcuar atë ndjenjë dhe mendim që kam pasur.

Generda: Atë natë e mbaj mend edhe unë shumë mirë sepse kur zbritëm ne të rejat, të pyeti Alketa se si ndihesh dhe ti the ‘më erdhi buzëqeshja’. Dhe tani, duke e menduar i lidh gjërat sepse dy vajzat e reja që erdhën me mua ikën dhe ti e ke akoma buzëqeshjen. Kjo më bën shumë të lumtur!

Saimiri: Kjo e hënë sigurisht që do të jetë e hëna më e vështirë e jetës time sepse kam për të marrë një vendim shumë të rëndësishëm, përveç zgjedhjes që do bëj kam atë ankthin që mos lëndoj asnjërën nga vajzat.

Generda: Të them diçka Saimir, e harrojmë fare këtë të hënë sepse tani dua të jetoj vetëm këtë momentin dhe këtë mbrëmje me ty 100% sepse sot jam 100% e jotja.

Saimiri:Prandaj jam me ty këtu sonte, të shijoj këtë mbrëmje vetëm me ty dhe të fokusohem vetëm tek ti.

Generda: Fokusohu atëherë!klan.al