Transmetuar më 23-02-2021, 00:01

Stuhia e paprecedent e javës së kaluar në shtetet jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, solli rrugë të mbuluara nga akulli, humbje jetësh nga aksidente rrugore, tubacione të ngrirë e rrethana që shumë prej banorëve të këtyre zonave nuk i kanë parë kurrë gjatë jetës së tyre.

Miliona njerëz gjithashtu mbetën pa energji dhe ujë të pijshëm.

Kjo pasi temperaturat e ulëta rritën kërkesën por goditën furnizimin.

Tani teksanët përballen edhe me një problem tjetër pëvec mungesës së ujit të pijshëm: mungesën e ushqimeve.

Ndërprerja disa ditore e energjisë elektrike i detyroi marketet të hidhnin mallrat e prishura, ndërsa banorët vërshuan në blerje.

Moti i ftohtë goditi gjithashtu zinxhirin e furnizimit të fruta-perimeve nga Lugina e Rio Grande duke shkaktuar atë që mediat vendase e përshkuan si “Masakra e Ditës së Shën Valentinit”.

Komisioneri i Departamentit të Bujqësisë për Teksasin, Sid Miller lëshoi një “alarm të kuq” për shkak të stuhisë lidhur me furnizimit e këtij shteti me ushqime, duke thënë se po përballen me një problem “ në zinxhirin e furnizimit “siç nuk kemi parë kurrë” deri tani.