Transmetuar më 23-02-2021, 09:09

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar një plan me katër hapa "të kujdesshëm" për daljen e vendit nga bllokimi i Covid 19.

Me hapjen e shkollave në 8 mars dhe disa lehtësime shumë të kufizuara shoqërore, midis 8 dhe 29 marsit; i ndjekur nga një lehtësim më i gjerë në 12 prill, 17 maj dhe një kapërcim i përgjithshëm i pritshëm i masave në 21 qershor.

Në konferencën për shtyp drejtpërdrejt në TV, të mbajtur nga ‘Downing Street’, së bashku me këshilltarët mjekësorë dhe shkencorë, Chris Whitty dhe Patrick Vallance, pas fjalës së tij të pasdites në Parlament, kryeministri tha se mbi 17.6 milionë njerëz janë të vaksinuar deri tani me dozën e parë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa rastet e reja ditore nga Covid, kanë rënë në rreth 10,000, me vdekjet që raportohen në 24 orë në 178 persona, shifra më e ulët në këtë muaj.

Ai më pas konfirmoi se udhërrëfyesi pas bllokimit do të fillojë nga rihapja e shkollave më 8 mars, të cilat janë përgjithësisht "të sigurta", duke vënë në dukje se si një masë paraprake e mëtejshme, fëmijët e shkollave të mesme do të duhet të mbajnë një maskë në zonat e përbashkëta dhe klasa.

Johnson këmbënguli se është "e pamundur të çrrënjoset" plotësisht Covidi dhe se nuk ka "asnjë vaksinë kundër ndonjë sëmundje që mbron 100%", por që Mbretëria, tani synon gradualisht "të zëvendësojë" bllokimin (i cili nuk mundi të ngadalësonte vdekjet ndaj koronavirusit, "edhe sikur të zgjatet pafundësisht", me të gjitha pasojat që kjo do të sillte) "me vaksinat". /e.a/noa.al/