Transmetuar më 23-02-2021, 09:36

Mbrëmjen e djeshme, një pronar lokali në Durrës, ka sfiduar policinë, pasi ka vazhduar t’u shërbejë qytetarëve edhe pas orës 20:00.

Por pas kontrollit të uniformave blu, në zbatim të masave anti-Covid të vendosura nga Komoteti Teknik i Ekspertëve, ai është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë.

"Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr.3, Durrës, shtetasin Xh.T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje", njofton policia. /e.a/noa.al/