Transmetuar më 23-02-2021, 14:58

Motoçiklizmi botëror në zi.

Fausto Gresini është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, pas infektimit me koronavirusin.

Italiani u infektua me COVID-19 në muajin dhjetor. Ai më tej u shtrua në spitalin e Imolës. Pasi gjendja e tij u përkeqësua ai u transferua tek spitali i Bolonjës, aty ku edhe mediat italiane raportojnë se ndërroi jetë, para kohe.

Ish-motoçiklisti i njohur në karrierën e tij si pilot ka fituar dy tituj kampion në klasin 125 kubik në vitet 1985 dhe 1987. Më tej ai krijoi një skuderi në Moto GP me emrin e tij.

Në ekipin e tij të skuderisë kishte emra të mëdhenj të botës së Moto GP si Marko Simonçeli, Sete Zhibernao, Toni Elias dhe Loris Kapirosi.

/a.m/NOA.al