Transmetuar më 23-02-2021, 15:25

Në Kosovë, katër persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar 368 raste të reja, nga 2.843 testime të kryera gjithsej.

Numri total i rasteve pozitive është 67.008, nga 291.847 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe deri tani shënohen 1.579 të vdekur.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600, kurse numri i rasteve aktive është 6.829.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë. /e.a/noa.al/