Transmetuar më 23-02-2021, 19:18

Gjermania do t’i vazhdojë kufizimet në kufij tokësorë edhe për tetë ditët e ardhshme.

Kështu paralajmëroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane.

Kufizimet që i ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë nga Republika Çeke dhe rajoni austriak i Tirolit do të mbeten në fuqi deri në 3 mars.

Këto dy rajone, së bashku me Sllovakinë, janë vendosur që prej 14 shkurtit në listën e vendeve që përbëjnë shqetësim për shkak të nivelit të lartë të rasteve me koronavirus.

Ishte parashikuar që kufizimet e Berlinit të zgjasnin vetëm 10 ditë.

Komisioni Europian reagoi në një letë drejtuar ambasadorit gjerman në Bruksel, Michael Clauss, duke i cilësuar masat gjermane se janë joproporcionale dhe të pajustifikueshme, tha: Ne besojmë se objektivi i ndjekur nga Gjermania, që është mbrojtja e shëndetit publik gjatë pandemisë, mund të arrihet me masa më pak kufizuese./a.m/NOA.al