Transmetuar më 24-02-2021, 14:19

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vlerësimit që ka marrë ish-kreu i Këshillit të Emërimit në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Meta ironizoi duke theksuar se këto janë si fletët e lavdërimit që jepte Partia e Punës.

"Nëse dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për antikorrupsionin e tij dhe sukseset,  kjo është një gjë që nuk më habit, përpjekja e tij për t’u vetëlavdëruar si kampioni i antikorruspionit dhe ‘Ramaformës’. Kjo është kapja e shtetit, SHPK. Një ditë më 26 janar është bërë marrëveshja në Kamzë, ka vajtur me vrap në kryeministri, në 27 është mbledhur konferenca kryetarëve në Kuvend. Nuk është ky nxitim për të nxjerrë tre borëpastruese që prapë kompanitë i kanë marrë me koncesion dhe i kanë me detyrim t’i kenë tërë kohën në gatishmëri. Këto janë si fletëlavdërimi që merrte Partia e Punës kur të vdisnin për bukë. Kështu janë çmimet e Ramës", – tha ai.

Ditën e djeshme, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka vlerësuar njerëzit që kanë luftuar korrupsioni në mbarë botën dhe për Shqipërinë është vlerësuar ish-kreu i KED-së, Ardian Dvorani. /e.a/noa.al/