Transmetuar më 24-02-2021, 15:35

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 461 raste pozitive me Covid-19, nga 3,138 teste të kryera gjithsej.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si pasojë e sëmundjes, humbën jetën edhe tre qytetarë.

Rastet fatale janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive, është 67.469, nga 294.985 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste vdekjesh që nga nisja e pandemisë.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919.

Raste aktive në vend janë 6.968, ndërsa të infektuarit për sot u konfirmuan nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot. /e.a/noa.al/