Transmetuar më 24-02-2021, 16:35

Partia Demokratike ka arritur sot marrëveshjen politike me partitë e tjera në opozitë, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Koalicioni opozitar mban emrin “Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim”.

Marrëveshja e plotë:

Duke marrë përgjegjësi të përbashkëta për të garantuar fitoren e zgjedhjeve të ardhshme  me kandidatë të përgjegjshëm dhe me integritet të lartë moral e profesional;

Duke mbajtur në konsideratë nevojën që kanë qytetarët shqiptarë për përfaqësim dinjitoz në Kuvend, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në vend, nivelit gjithmonë e më shumë në rritje të kriminalitetit, zhgënjimit nga politikat dhe premtimet e pambajtuara të qeverisë, aksesit të ulët në shërbimet publike, si dhe mungesën e vizionit zhillimor nga ana e qeverisë;

Duke ndarë të njëjtat vlera dhe parime në veprimtarinë tonë të përgjithshme politike si dhe të njëjtin vizion për qeverisjen e vendit;

Duke dëshiruar të bashkërendojmë angazhimet dhe kontributet për fitoren e përbashkët politike;

VENDOSËM QË:

Të formojmë një Koalicion për të konkuruar së bashku në zgjedhjet për kuvendin të datës 25 Prill 2021. Emri i koalicionit është “Partia Demokratike – Alenaca per Ndryshim” Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “PD – AN”

Sigla e Koalicionit është PD

Partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë.

Të autorizojmë Z. Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor. Të autorizojmë Z. Ivi Kaso që: Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së. Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin. Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ. Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj.

Partitë e Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, firmëtare të kësaj marrëveshje, janë:

PARTIA DEMOKRATIKE

Kryetari

Lulzim BASHA

PARTIA REPUBLIKANE

Kryetari

Fatmir MEDIU

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET

Kryetari

Shpëtim IDRIZI

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

Kryetari

Dashamir SHEHI

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Kryetari

Vangjel DULE

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE

Kryetari

Agron DUKA

PARTIA DEMOKRISTIANE

Kryetari

Nard Ndoka

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE

Kryetari

Bamir TOPI

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT

Kryetari

Arian STAROVA

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT

Kryetari

Artur ROSHI

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT

Kryetari

Ylber VALTERI

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL

Kryetari

Mustafa LICI

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Kryetari

Shpëtim Axhami

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE

Kryetari

Dhimitër Muslia