Transmetuar më 24-02-2021, 17:03

Dy vjet burg (dënim me kusht) u dhanë nga gjykata për një 39-vjeçar të arrestuar në Milano në vitin 2020.

Ai ishte akuzuar për fushatë dhe propagandë terroriste përmes rrjeteve sociale, veçanërisht Facebook dhe SoundCloud, si dhe për përhapje të imazheve dhe videove që glorifikonin veprimet e Isis.

Punonjës i një parkingu, Nicola Ferrara i quajtur Issa, 39 vjeç nga Bari, por jetonte në Milano, i arrestuar në kryeqytetin Lombard në 8 korrik 2020, për propagandë ndaj ISIS, u la sot i lirë.

Siç raporton ‘MilanoToday’, burri ka negociuar dy vjet burg para gjyqtarit Livio Cristofano, për dënimin me kusht.

Ndër të tjera, gjatë një përgjimi në mars të vitit 2020 ai dyshohet se tha se "Covid është një dhuratë e Allahut, një gjë e mirë".

Sot, megjithatë, Ferrara e deklaroi veten të penduar. Ai deklaroi se është larguar plotësisht nga idetë e Isis, të cilat  i përcaktoi si "një sekt jashtë Islamit".

Ai e justifikoi veten kur tha se kishte “entuziazëm dhe naivitet” kur bëri postimin, por shtoi se e kuptoi se ishte gabim duke kontribuar në përhapjen e gjuhës së urrejtjes.

Hetuesit kishin identifikuar dy të mitur, që luteshin në të njëjtën qendër ku lutej edhe Ferrara, të cilëve u kishte shprehur ide ekstremiste dhe pro-terroriste. Po ashtu hetuesit kishin zbuluar se ai kishte udhëtuar në Lindjen e Mesme.

Pas arrestimit,39-vjeçari u mbajt në burg, pastaj u la në arrest shtëpiak, ndërsa sot iu pezullua dënimi.

(Foto dhe Info marrë nga Today.it)