Transmetuar më 24-02-2021, 17:37

Muajin e ardhshëm një vizitor i veçantë dhe i madh vjen pranë tokës dhe sipas NASA-s, ai do të mbërrijë më 21 mars. Agjensia hapësinore llogariti që diametri të ishte 770 metra deri në 1.7 kilometra.

Për krahasim: asteroidi ose fragmenti i kometës, i cili shkaktoi zhdukjen masive të dinosaurëve, ishte me madhësi midis 10 dhe 30 km, sipas shkencëtarëve.

I quajtur 2001 FO32 është asteroidi më i madh në listën e objekteve të NASA-s pranë Tokës për periudhën shkurt – prill. Me 34.41 km / s është edhe më i shpejti.

Kjo korrespondon me 123,876 km / orë. Është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm nga NASA. Një asteroid është potencialisht i rrezikshëm nëse ka një diametër prej më shumë se 140 metra dhe i afrohet më shumë se 7.5 milionë kilometrave në Tokë. 2001 FO32 nuk ka shumë gjasa ta prekë tokën, nga perspektiva e sotme. Sipas NASA-s, ai do të kalojë pranë tokën në një distancë prej rreth 2 milionë kilometrash. Asteroidi më i afërt me Tokën është ai që do të kalojë në mars dhe quhet DW1. Ai do të kalojë rreth 570,000 kilometra larg Tokës.